top of page
Search

Jam edhe unë për Rrugën e Arbërit

  • Writer: peshkopidiberalbania
    peshkopidiberalbania
  • Jul 31, 2014
  • 1 min read

Disa të rinj dibranë bashkohen për të realizuar një video me shumë stil, me qëllim sensibilizimin e opinionit publik për ndërtimin e Rrugës së Arbërit.

Kjo rrugë njihet që në lashtësi për pozicionin strategjik dhe efektivitetin që ka patur për komunikim dhe transport. Edhe sot rëndësia e Rrugës së Arbërit qëndron në rigjallërimin ekonominë, turizmin, kulturën dhe vetë jetën në Dibër e jo vetëm. Ndëritimi i saj është marrë përsipër nga disa qeveri që nga viti 1996, por deri më tani asnjëra nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë zgjedhjeve.

Ju lutemi nënshkruani peticionin që i kërkon qeverisë së rradhës të ndërtojë sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e Arbërit KËTU.

Falenderojmë realizuesit dhe pjesëmarrësit në video:

Alban Hysenaj - student i Mjeksisë

Ergi Hysenaj - student i Spanjishtes dhe CustomerService pranë Alitalia

Eraldo Hysa - student i Inxhinierisë Hidrike dhe inxhinier pranë ANION Ltd.

Bjorni Hysa - nxënës në shkollën "Selim Alliu", Peshkopi.

/PDA

 
 
 

Comments


Çfarë mendon - Komento

© 2023 by Success Consulting. Proudly created with Wix.com

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • Google Classic
bottom of page