top of page

PETICIONI PËR RRUGËN E ARBËRIT

18 mars 2013

Dibra është një nga krahinat më të pazhvilluara në Shqipëri. Rruga e Arbërit do të lidhë Dibrën me rajonet e tjera të vendit duke i dhënë një shtytje shumë të nevojshme ekonomisë lokale. Rruga do të lidh edhe Tiranën me Maqedoninë duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën në këtë pjesë të Ballkanit.

OPINIONET TUAJA

Sipas mendimit tim, Rrruga e Arberit eshte e nje rendesi te vecante per popullin shqiptar ne pergjithesi. Kjo rendesi shtrihet jo vetem ne fushen ekonomike por edhe ne ate kulturore, strategjike e humanitare. Aspekti ekonomik i saj qendron ne ate sepse ule shpenzimet e transportit dhe shkurton kohen e udhetimit te qindra mijera banoreve te kesaj ane. Rendesia e vecant eshte sepse kjo rruge jo vetem qe i nderlidhe ekonomite asaj ane me metropolin kryesor Shqiptar e Ballkanik por gjithashtu e lidhe me portin kryesor- Durresin dhe vendet tjera europiane. Po ashtu e nje rendesie te vecante eshte mundesia e zhvillimit te ekonomise se turizmit malor. Ajo ane disponin me resurse te mrekullueshme te turizmit malor (veror dhe dimeror). Te ardhurat nga ekonomia turizmit te kesaj ane do te ndikojne ne menyre signifikante (pozitive) ne buxhetin e shteror e kombetar. Aspekti kulturor dhe humanitar qendron ne lehtesimin e jetes se banoreve te kesaj ane. Dihet se kjo ane deri tash ka qene nje zone pak sa e izoluar per shkak te terrenit te veshtire malore. Ky aks rrugor lirisht mund te thuhet se ka shume tipare te Rruges se Kombit Durres_Prishtine. Jam shume i sigurt se kostoja e rruges do te mbulohet per nje afat shume te shkurtur. Te ardhurat (beneficionet) e saj to te jene te shumefishta dhe ekonomikisht te pa kontestueshme. Andaj, mund te perfundoj se nuk ka nevoje te hizitohet por duhet te fillohet sa me shpejte qe te jete e mundur.
Me rrespekt,
Enver Halili
Ligjerues i Finances
Melburn

Firmosni Peticionin për Rrugën e Arbërit, i cili i drejtohet qeverisë shqiptare me kërkesën për të ndërtuar sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e Arbërit.

Projekti: "Për Dibrën nga dibranët"

25 nëntor 2012

Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në nder të kontributit të Dibrës dhe heronjve dibranë në historinë e vendit tonë, u nis një projekt socialo-kulturor, me titull "Për Dibrën nga dibranët". Qëllimi qe të mblidheshin krijime të zhanerëve të ndryshëm, nga njerëz të thjeshtë deri tek shkrimtarë e historianë të afirmuar të gjithë me një objektiv të përbashkët: Dibrën.

Krijimet u mblodhën dhe u publikuan rregullisht në www.facebook.com/peshkopidiberalbania nga shtatori deri më 25 nëntor 2012, kur u publikua në mbyllje të kësaj parade edhe libri elektronik "Për Dibrën nga dibranët", i cili përfshiu të gjithë krijimet që i dedikoheshin Dibrës, historisë dhe velrave të saj me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Libri elektronik "Për Dibrën nga dibranët"

© 2023 by Success Consulting. Proudly created with Wix.com

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • Google Classic
bottom of page