Rruga e Arbërit, peticioni, Shqipëria dhe shoqëria civile në një ndër mediat online më të klikuara.
- peshkopidiberalbania
- Apr 22, 2014
- 1 min read
"Shqipëria nuk është vetëm Nënë Tereza, dhe ajo po ulërin për ndryshim"
Ky është titulli i artikullit që Rashmee Roshan Lall*, reporterja e njohur e BBC World Service, ka shkruar mbi Shqipërinë.
Ndërkohë që ajo përmend vende të tjera që kanë nga një specifikë përkatëse, shprehet se është e vështirë ta përshkruash Shqipërinë dhe imazhin e saj negativ nëpërmjet një fjale. Por provon me dy: Nënë Tereza.
E veçanta e këtij shkrimi, që lexohet nga mijëra njerëz nga e gjithë bota për shkak të popullaritetit të gazetares, është se flitet specifikisht për rolin e shoqërisë civile në përmirësimin e vendit tonë, duke marrë si shembull peticionin për Rrugën e Arbërit.
Ajo shprehet se peticioni online, nisur nga Dr. Gëzim Alpion, i kërkon qeverisë ndërtimin e një rruge për Dibrën, që është një nga zonat më të pazhvilluara në vend. Në fund, duke përmendur faktin që z. Alpion do jetë në Tiranë në maj për të takuar personalitete të shtetit për të lobuar për çështjen, ajo ngre pyetjen: "a ndoshta mund të shpresojmë ta shoqërojmë Shqipërinë ndonjëherë me fjalën 'ndryshim'?"
*Rashmee Roshan Lall ka prezantuar një ndër emsionet më kryesore të BBC World Service, 'The World Today', ka qenë editorja e Londrës për Evropën për gazetën më të madhe të Indisë 'The Times of India' dhe aktualisht shkruan për disa nga gazetat më të njohura të botës si 'The Economist’, ‘The Guardian’, ‘Hindustan Times’, ‘Christian Science Monitor’ dhe ‘The New York Times’.
Comments