top of page
Search

"Rrugëtimi i Rrugës së Arbërit" në Tonight me Ilva Tare

  • Writer: peshkopidiberalbania
    peshkopidiberalbania
  • May 14, 2014
  • 4 min read

Në emisionin e mirënjohur "Tonight" nga Ilva Tare, të datës 7 maj 2014, u trajtua problematika e Rrugës së Arbërit dhe peticioni që kërkon ndërtimin sa më të shpejtë dhe brenda standardeve të kësaj rruge.


Të ftuar në studio për të folur për këtë çështje ishin:

Dr. Gëzim Alpion, studiues dhe akademik i fushës së Sociologjisë, Medias dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Birmingham, Angli, i cili është iniciatori i peticionit online për Rrugën e Arbërit.

Erisa Saraçi, që po kryen studimet e doktoraturës në fushën e Inxhinierisë Kimike në Universitetin e Leipzig, Gjermani, dhe që është një nga promovueset e peticionit.

Bujar Karoshi, redaktor i gazetës rajonale ‘Rruga e Arbërit’ që botohet në Tiranë që prej vitit 2006 dhe që i është dedikuar çështjes së Rrugës së Arbërit që nga themelimi i saj.

Hysen Uka, pedagog i shkencave politike dhe lobues i çështjes së Rrugës së Arbërit që nga viti 1995.


Gjatë programit u theksua rëndësia e Rrugës së Arbërit në rang rajonal, kombëtar e ndërkombëtar dhe problematikat që kanë shoqëruar këtë projekt që nga idejimi i tij. "Përpara se të shkojmë në Europë, duhet të shkojmë më parë në Dibër dhe zona të tjera të harruara të Shqipërisë", u shpreh Dr. Alpion.

Roli i shoqërisë civile në vendimmarrjet e qeverisë, të cilat prekin interesat e gjera të popullit, u theksuan po ashtu. Fakti që peticioni për Rrugën e Arbërit vjen nga intelektualë të pa-politizuar, ka një mbështetje të konsiderueshme mbarëpopullore (mbi 6000 nënshkrime të mbledhura deri tani) dhe i drejtohet egzekutivit, u vlerësua si një shembull i mirë i emancipimit demokratik të ndërgjegjes qytetare në Shqipëri. "E veçanta e këtij peticioni është se për herë të parë po tentohet të vihen ura komunikimi mes qytetarëve dhe qeverisë", tha znj. Saraçi.

Në problematikën e zbatimit të projektit, z. Karoshi theksoi edhe një herë rëndësinë e zbatimit korrekt të projektit të parapërgatitur dhe të miratuar nga instancat relevante dhe shteti shqiptar. "Një rrugë e bërë keq, nuk është Rruga e Arbërit", theksoi ai.

Z. Uka theksoi edhe një herë rrugëtimin e gjatë të lobimit për këtë rrugë, ku ai ka qenë aktiv që prej fillimit. "Rruga e Arbërit, -sipas z. Uka,- është çelësi jetik, që kushtëzon zhvillimin jo vetëm për rajonin Tiranë-Dibër, por ai është një projekt strategjik për kombin shqiptar me efekte të ndjeshme për integrimin e Ballkanit perëndimor."


Si lindi iniciativa për peticion, dhe frytet e takimeve përgjatë këtyre ditëve?

Ne patëm një sërë takimesh fillimisht në Peshkopi në 4 maj me drejtues të pushtetit lokal, aty erdhën edhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Maqedonia, pra nga Dibra e Madhe. Me datë 5 patëm takim me kreun e Parlamentit Ilir Meta. Pasdite po atë ditë patëm takime dhe me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës. Ndërsa sot patëm takim me Presidentin e Republikës. Pasdite patëm tryezë të rrumbullakët me deputetë të Dibrës, drejtues të shoqatave dibrane, përfaqësues të mediave dhe deri tani jemi të kënaqur me reagimin. Ne vendosëm me kolegët që para zgjedhjeve me 18 mars 2013 të fillonim peticionin online. Ne pamë që në fillim të fushatës elektorale partitë politike të gjitha filluan të përmendin Rrugën e Arbrit. Duke ditur që iniciativa dibrane për këtë rrugë fillon që në vitin 1995, ne menduam që këtë radhë politikanëve tu tregojmë që të jenë më tepër seriozë kur ta përfshijnë Rrugën e Arbrit në programet e tyre elektorale. Ky peticion është jopolitik dhe e kemi mbajtur që në atë kohë jashtë politikës. Është nismë qytetare e intelektualëve dibranë për tu treguar politikanëve shqiptarë që këtë radhë ne do ta ndjekim me konseguencë se të kërkosh votat e Dibrës me premtimin për Rrugën e Arbrit ne duhet të shikojmë rezultate.Sinqerisht ne nuk dinim si bëhej një peticion online kur filluam dhe nuk dinim se cili do të ishte reagimi.Ky ishte një test i madh dhe jemi tepër të inkurajuar, kemi nënshkrues nga të gjitha grupmoshat, mediat në Shqipëri përfshirë dhe Ora News, ato në Maqedoni. Por dhe ato sllovake, britanike, indiane kanë shkruar për Rrugën e Arbrit dhe kjo tregon se kjo rrugë e vogël ka një rrezatim të madh"- tha Alpion.


Fizibiliteti i rrugës çështje e mbyllur, shteti shpenzoi 110 mijë dollarë në 2005

"Çështja e fizibilitetit të Rrugës së Arbrit u ngrit edhe gjatë takimeve. Ne mendojmë se kjo çështje është zgjidhur njëherë e përgjithmonë, shteti ka shpenzuar 110 mijë dollarë në 2005, kur plani për Rrugën e Arbrit ëhstë provuar. Ajo që ne diskutojmë është jofisibiliteti, pasi rruga meriton të ndërtohet vetëm për Bulqizën, do lidhë Dibrën me Tiranën, është një zonë perlë sa i përket infrastrukturës, turizmit, pemëtarisë dhe me ndërtimin e rrugës brenda standardeve fizibiliteti i saj edhe do të përmirësohet. Ajo që na shqetëson ne është ti qëndrojmë besnik atij plani origjinal për ndërtimin e Rrugës së Arbrit sepse një rrugë që ndërtohet jo me standardet ndërkombëtare, duhet të kemi kujdes të vendosim presion për të kundërtën" - theksoi ai.


Rruga e Arbrit e cila aktualisht është rreth 180 km nga Tirana në Dibër të Madhe, nëse do të ndërtohej rruga e re do të ishte vetëm 72.6 km dhe për ta bërë këtë duhen 300 mln euro sipas fizibilitetit që është bërë aktualisht.


/PDA

 
 
 

Comments


Çfarë mendon - Komento

© 2023 by Success Consulting. Proudly created with Wix.com

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • Google Classic
bottom of page