top of page
Rreth nesh

 

Kjo web-faqe ashtu si edhe faqja jonë "Peshkopi Dibër Albania" në Facebook janë krijuar në mënyrë që Dibra të kishte një përfaqësim dinjitoz në botën e internetit.

 

Ishte e nevojshme që lajmet, problemet dhe ngjarjet që lidhen me Dibrën të publikoheshin dhe diskutoheshin në kohë reale.

 

Risjellja e të gjithë ngjarjeve dhe figurave historike dibrane për publikun kryesisht të ri në moshë të internetit ka qenë një nga qëllimet tona, që gjatë 2 viteve veprimtari të faqes në Facebook e kemi përmbushur me fanatizëm.

 

Një tjetër qëllim ka qenë edhe rritja e djeshmërisë së opinionit publik ndaj fenomeneve shqetësuese sociale, si kanuni, mentaliteti i ngushtë e marrëdhëniet njerëzore. Këto dhe tema të tjera tabu janë diskutuar "pa dorashka" në faqen tonë.

 

Përmbushja e rolit tonë si përfaqësues të shoqërisë civile me një zë ka marrë formë disa herë, kur kemi promovuar pa lodhur peticionin për Rrugën e Arbërit, atë kundër devijimit të lumit Radika, ngritjen e çështjes së Skavicës, pyjeve të Lurës e Kacnisë, e shumë çështje të tjera delikate.

 

Komuniteti ynë është në zhvillim dhe shpresojmë që së bashku me kontributin tuaj të rritemi së bashku.

© 2023 by Success Consulting. Proudly created with Wix.com

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • Google Classic
bottom of page