top of page
Search

Pallati i Sportit Peshkopi përjetëson emrin e mjeshtrit të sportit, Bashkim Lala

  • Writer: peshkopidiberalbania
    peshkopidiberalbania
  • Apr 28, 2014
  • 1 min read

Nga Sashenka Ndreka


Nëse menduat që e harruam kaq shpejt, gaboheni. Punën dhe veprën e tij i përjetësuam...

Është fjala për Bashkim Lalën, një mal i sportit dibran, një metaforë e goditur që drithëroi qindra dibranë të mbledhur të gjithë për një qëllim të vetëm. Duartrokitje dhe solidaritet për minuta të tëra, për veprën që ai la pas, por dhe lotë nën qerpikë për ndarjen e parakohshme nga jeta, shoqëruan dokumentarin mbi jetën e Bashkim Lalës.

Dje Peshkopia u ndie sërisht krenare. Nga gjiri i saj nxori një bir si Bashkimi, që punoi fort për t'ia ngritur lart emrin, e që për vite të tëra ia arriti. Si mund t'ia shpërblenim ndryshe? A kishte hije që Pallati i Sportit të mbante një emer tjetër? Ne gjetëm menyrën më të mirë të mundshme për ta mbajtur përjetësisht gjallë emrin e tij. Tani Pallati i Sportit në Peshkopi mban krenar emrin e Bashkim Lalës, për tu treguar dhe brezave pasardhës se sa shumë ai i dha sportit dibran.


Krenare u ndien edhe vajzat veterane të volejbollit që ngritën kupën Bashkim Lala, e që gjendien emocionale te krijuar nga dokumentari, arritën ta shndërrojnë në brohorima tifozerie, duke ndezur fushën me lojën e zhvilluar, sepse ato kështu i kishte mësuar Bashkimi... Atmosfera e krijuar mbremë, la tek gjithsecili shije të veçantë, por jam e sigurt, që cdokush nga ne, pëshpëriti me vete: "Faleminderit Bashkim"...




(Foto: E. Hasani)

 
 
 

Comments


Çfarë mendon - Komento

© 2023 by Success Consulting. Proudly created with Wix.com

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • Google Classic
bottom of page