top of page
Search

Këndi dibran në Panairin e Librit dhe Artit Pamor

  • Writer: peshkopidiberalbania
    peshkopidiberalbania
  • Apr 25, 2014
  • 1 min read

Në Tiranë po zhvillohet Festivali i Librit dhe Artit Pamor në Muzen Historik Kombëtar nga datat 23-27 Prill 2014.

Në një kënd të këtij panairi ekspozohen libra, literaturë artistike e historike nga një shtëpi botuese dibrane, "M&B Botime".

Gazeta "Rruga e Arbërit", e cila i është dedikuar çështjeve dibrane dhe, siç sugjeron emri, Rrugës së Arbërit, përgatitet e botohet çdo muaj nga kjo shtëpi botuese.

M&B Botime ka një traditë të gjatë dhe ka patur bashkëpunime me autorë të mirënjohur shqiptarë si, Kristo Frashëri e Agron Tufa.

Libri i mirënjohur "Historia e Dibrës", është botuar falë këtij bashkëpunimi me historianin e akademikun Kristo Frashëri, i cili në panairin e fundit paraqet në stendën e "M&B Botime" para lexuesit një libër historik mbi Ahmet Zogun.

 
 
 

Comments


Çfarë mendon - Komento

© 2023 by Success Consulting. Proudly created with Wix.com

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • Google Classic
bottom of page