Search
Gimi Show - "Rrumpallë hesapi" në Peshkopi
- peshkopidiberalbania
- Apr 25, 2014
- 1 min read
Është në përgatitjet e fundit shfaqja e Estradës Profesioniste Peshkopi, Gimi Show - "Rrumpallë hesapi".
Shfaqja është kuruar, drejtuar dhe do të performohet nga showman-i i talentuar i estradës sonë, Agim Skara.
"Rrumpallë hesapi" do të shfaqet në datat 26 dhe 27 prill 2014, ora 19:30.
Shfaqja premton të jetë mbresëlënëse, me interpretime humoristike e thumbuese nga Agim Skara, si dhe me këngë të kënduara nga vetë ai.
I ftuar special do të jetë këngëtari i njohur nga Dibra e Madhe, Saimir Shehu. Orkestra profesioniste e Peshkopisë do të jetë pjesë e shfaqjes dhe do të luajë sigurisht për së gjalli.
Pamjet ekskluzive të provave gjenerale, tregojnë një skenë mjaft interesante.
Fotot u mundësuan nga E. Hasani.
Comments