top of page
Search

Artan Fuga mbështet publikisht peticionin për Rrugën e Arbërit

  • Writer: peshkopidiberalbania
    peshkopidiberalbania
  • Nov 20, 2013
  • 1 min read

Prof. Artan Fuga e mbështeti dhe e mbrojti çështjen e Rrugës së Arbërit:

“Unë vetë jam me origjinë jugore, por si shqiptar, ndjek me shumë interes ecurinë e fatit të Rrugës së Arbrit.

Falenderoj të gjithë ata miq të kësaj faqeje që po e nënshkruajnë me dhjetra peticionin dashamirës në mbështetje të saj. Pas tij ka intelektualë shumë të njohur shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Do ta quaja si mbështetje e kësaj faqeje facebook.

Dibranët e meritojnë të afrohen me Tiranën, se familjet e tyre e kanë mbajtur gjallë kulturën tiranase duke qenë banorë të hershëm të saj, çfarë populli, çfarë familjesh, çfarë miqsh. Pa zë, plot mençuri, të thjeshtë, besnikë, pastërtorë, familjarë të mirë, solidarë, besimtarë në vlera. Nuk thoshin kot "Ke dibranët!" Eh, histori e gjatë...

Ky projekt zhvillon Dibrën, Veriun, gjithë Shqipërinë. Unë kam bindje se qeveria do ta vlerësojë maksimalisht.

Nëse miqtë e kësaj faqeje do të na mbështesnin, qoftë edhe vetëm për këtë fakt, unë do t'i kisha bërë "hallall" ato mijra orë që kam harxhuar për ta mbajtur bashkë me të tjerë këtë faqe.”

 
 
 

Comentarios


Çfarë mendon - Komento

© 2023 by Success Consulting. Proudly created with Wix.com

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • Google Classic
bottom of page